Të enjten erdhi nga stoli dhe i dhuroi Piolit fitoren e parë si trajner i Milanit, por mbrëmjen e sotme ndaj Lazios, spanjolli Suso nuk do të jetë në dispozicion të skuadrës për shkak të një dëmtimi muskulor.
Lajmi është dhënë nga mediat italiane, sipas të cilave spanjolli është dëmtuar pasditen e djeshme në seancën e fundit stërvitore dhe ka shtuar telashet për trajnerin Pioli, që e ka pranuar se beson shumë te Suso.
Përveç tij, tekniku kuqezi do të duhet të bëjë llogaritë edhe me mungesën e qendërmbrojtësit Musacchio, i cili u dëmtua në ndeshjen ndaj Spalit, megjithatë në vendin e tij pritet të konfirmohet sërish braziliani Duarte.
Sa i përket formacionit që Pioli do të hedhë sonte, pritet që të konfirmohen thuajse të gjithë ata që luajtën ndaj Spalit, me përjashtim të Musacchios, ndërsa dilema ka për majën e sulmit, mes Piatek dhe Leaos.
Gola me bollëk pas pjesës së parë në ndeshjet e Ligës së Kam...
Banorët e Fushë Kosovës nesër do mbesin pa furnizim me ujë t...
Kurti nesër merr pjesë në manifestimin “Dita e Forcës ...
Shpërthim në Prishtinë, lëndohet një person
Leëandowski arrin shifrën e 100 golave në Ligën e Kampionëve
Yll Limani përmbyll vitin me një koncert madhështor