Nate Diaz ka mbetur i befasuar pas përfundimit të parakohshëm të ndeshjes ndaj Jorge Masvidal të vlefshme për rripin e UFC 244.
Amerikani Masvidal e ka mposhtur bashkëkombësin e tij me nokaut teknik në raundit e tretë.
Deri tek ndërprerje e ndeshjes erdhi, pasi doktorët detyruan gjyqtarët për një gjë të tillë pas gjakosjes së madhe të Diazit.
Megjithatë, kjo ndërprerje e parakohshme e ndeshjes nuk i ka pëlqyer aspak 34-vjeçarit Diaz.
Diaz ka thënë se ishte i tronditur që mjeku ndaloi luftën ndaj Masvidalit.
“Unë nuk mendova se ata do ta ndalonin atë. Isha duke u përgatitur për të rifilluar luftën”, ka thënë Diaz pas ndeshjes.
Pavarësisht se çfarë mund të ketë ndodhur në dy raundet e fundit, nuk kishte dyshim se Masvidal ishte më i mirë në meç, pasi arriti edhe ta rrëzoj në tok dy herë.
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?
FBI zbulon një përpjekje të gjerë për spiunazh nga hakerat k...