Një gramë hashash për një kartë telefoni. Kjo është skema e zbuluar për shpërndarje hashashi në burgun e Fushë Krujës , qe u mbyll me pezullimin nga detyra të tetë policëve qe dyshohet se nuk kanë zbatuar detyrën gjatë lëvizjes së të dënuarve nga njëri sektor në tjetrin.
Një burim i sigurtë i tha gazetares Anila Hoxha se me metodat speciale të hetimit u zbulua qe i dënuar I. R ( i dënuar për drogë) , shiste hashash në burg tek të dënuarit e tjerë. Droga futej në burg përmes bashkëshortes së tij për të cilën gjykata vendosi masën arrest shtëpiak.
Gruaja e fshihte drogën në vendet intime ndërkohë që si detaj rëndues për të janë edhe përgjimet telefonike. Ndërkohë gazetarja Anila Hoxha duke ju referuar burimeve shtoi se gjykata pezulloi nga detyra edhe dy police femra që dyshohet se nuk kanë ushtruar kontrolle të mjaftueshme
Ndaj të dënuarit I.R gjykata vendosi masën arrest me burg për veprën prodhim dhe shitje narkotikesh dhe futje të sendeve të ndaluara. Burimet shtuan se skema e shpërndarjes së drogës në burg u zbulua përmes infiltrimit të një tjetër të dënuari, pas indicieve dhe të dhënave të vetë drejtorisë së burgjeve që dyshonte që në qeli po shpërndahej hashash. Hetimi sipas gazetares Anila Hoxha u drejtua nga prokuroria e Krujës dhe masat u shpallën nga e njëjta gjykatë e rrethit gjyqësor.
Çoçaj: Ferat Shala më kërkoi t’i bashkohem SHIK-ut, me sigur...
Delegacioni i Maqedonisë së Veriut arrin në Kosovë, priten n...
Fitore Pacolli kapet keq me komentues për grantin 100 mijë e...
Po voziste nën ndikim të alkoolit, gjobitet shoferi në Gjila...
Gjendet pa shenja jete në banjën e një shtëpie një grua në F...
Kryeministri rumun pranon se Kosova luajti mirë, por thotë s...