Kompania Airbnb ka njoftuar se ka ndërmarrë masa kundër ahengjeve të paautorizuara në pronat e tyre, pas sulmit me armë zjarri ku mbetën të vrarë 5 persona.
Përmes disa postimeve në Twitter, Brian Chesky tha se kompania do të shqyrtojë të gjitha rezervimet me kujdes dhe do të largojë mysafirët të cilët nuk funksinojnë sipas politikave të kompanisë.
Ai theksoi se janë duke formuar një ekip të reagimit të shpejtë, për të reaguar në raste të ahengjeve të paautorizuara.
Pesë persona humbën jetën pas në sulmi me armë zjarri në San Francisko të Kalifornisë të enjten. Shtëpia 4 dhomëshe ishte marrë me qira nga një grua e cila i tha pronarit se familjarët e saj vuanin nga asma dhe janë të detyruar të ikin nga tymi i zjarrit që kishte kapluar zonën ku ata jetonin.
Pronari deklaroi se kishte dyshime mbi rezervimin i cili u bë vetëm për një natë në festën e “Natës së Shtrigave” (Halloween).
“Ne e lajmëruam policinë. Por, para se ata të arrinin, fqinjët na lajmëruan se është duke ndodhur një sulm me armë zjarri”, tha ai shkruan rel
Dy armë u gjetën në vendin e ngjarjes dhe motivet e këtij sulmi janë duke u hetuar.
Kumbaro ndan pamje nga Përmeti
Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet...
Pakistan: 82 njerëz të vrarë në tri ditë si pasojë e dhunës ...
“Krejt si unë po më duket”, Anisa shpreh pëlqim për Drilonin
Një tjetër ndryshim po vjen në versionet iOS dhe Android të ...
Shtetet në zhvillim thonë se 300 miliardë dollarët e ndarë p...