Prokuroria Themelore Publike (PTHP) për ndjekjen të krimit të organizuar dhe korrupsionit ka filluar një hetim kundër një shtetasi nga Maqedonia dhe tre shtetasve pakistanezë për kontrabandë me imigrantët. Tre prej të dyshuarve iu caktua masa e paraburgimit prej 30 ditëve, ndërsa njërit iu caktua masa e arrestit shtëpiak.
“Prokurori publik kompetent nga Prokuroria Themelore Publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit ka urdhëruar hetim për katër persona. Personat, një shtetas nga Maqedonia dhe tre shtetas pakistanezë, dyshohet se kanë kryer vepër penale ‘kontrabandë me imigrantët’ të dënuar sipas nenit 418 – b paragrafi 3 në lidhje me paragrafët 2 dhe 4 në lidhje me nenin 22 të Kodit Penal”, thuhet në deklaratën e PTHP-së.
Në fund të tetorit dhe fillim të nëntorit, të dyshuarit, me marrëveshje paraprake, pranuan imigrantët dhe i vendosën në shtëpinë e të dyshuarit shtetasit të Maqedonisë. Kur imigrantët donin të largoheshin, pakistanezët e dyshuar, synonin të nxirrnin para shtesë nga imigrantët, duke i degraduar dhe trajtuar në mënyrë mizore. Ata po i detyronin viktimat të kontaktonin me telefon të afërmit e tyre që ishin larguar për në Evropën Perëndimore dhe t’u kërkonin të afërmve të transferonin para në llogaritë e të dyshuarve të treguar. Nëse paratë nuk do të dërgoheshin paratë e duhura, viktimat do të riheshin dhe abuzuar me shkopinj./Telegrafi/
Autogoli i Leipzigut e bën lider Interin në Ligën e Kampionë...
Big Brother Vip Albania, ja ndryshimet që do të ndodhin
Assesi të këndellet City, dështon të fitojë edhe ndaj Feynor...
Kryeministri libanez u bën thirrje palëve të zbatojnë dhe t&...
ShBA-ja dhe Franca mirëpresin armëpushimin Izrael-Liban
Arsenal, Atalanta dhe Leverkuseni fitojnë me debakël ndeshje...