Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje ende nuk janë dakorduar në tërësi për programin ekonomik në qeverisjen e ardhshme, pasi për dy premtimet e dhëna nga VV në fushatën zgjedhore, Fondin Sovran dhe për projektet energjetike, ende nuk është arrit dakordimi me LDK-në, edhe pse ka pasur diskutime maratonike.
Kështu ka deklaruar ish kandidati për kryeministër dhe ish-ministri i Financave, Avdullah Hoti.
Përafrim të marrëveshjes deri më tani, sipas udhëheqësit të Grupit punues nga LDK-ja, Avdullah Hoti, ka për politika të punësimit, për konkurrencë të lirë në treg, për projekte infrastrukturore dhe për çështje ambientale, teksa shtoi se janë dakorduar edhe për strukturën e qeverisë dhe strukturën e institucioneve se si do të riorganizohen në qeverinë e re.
Ish-ministri i Financave, i cili pret të ketë qeveri të re në nëntor, duke treguar se buxhetin e vitit 2020, do ta harton dhe procedon Qeveria e ardhshme, tregoi se a do të jetë sërish ministër i Financave në Qeverinë ardhshme. Anëtari i kryesisë së LDK-së teksa foli për presionin e diplomatëve amerikan, thotë se qasja ose shprehja si presion nuk është adekuat por është kërkesë e partnerëve tanë që Kosova sa më parë të ketë institucione që kanë dalë nga vullneti i qytetarëve më 6 tetor.
Anëtari i kryesisë së LDK-së deklaron se formula për ndarjen e posteve ministrore nuk është diskutuar. Kjo çështje sipas tij, iu takon dy liderëve politik të dakordohen për një formulë të ndarjes së resorëve për të siguruar që të balancohen përgjegjësitë, jo pushteti, por përgjegjësitë që do t’i kenë dy subjektet brenda koalicionit qeverisës.
Ish-ministri i Financave deklaron se buxhetin 2020 do ta bëj qeveria e re, i cili do të jetë vazhdimësi e projekteve që janë nisur në vitet paraprake.
Hoti shton se ajo që po bëhet tash është dakordimi i programit qeverisës për zhvillim ekonomik, për politika fiskale, për arsim, shëndetësi dhe në të gjitha politikat tjera, dhe është e natyrshme që nga ky program qeverisës të derivoj buxheti për vitin 2020 dhe për vitet në vijim.Edhe pse Hoti pati kritika për KQZ-në në zvarritjen e certifikimit të rezultateve zgjedhore dhe kërkoi nga ky institucion që sa më parë të certifikohet vullneti i qytetarëve i dalë më 6 tetor, ai beson se mund të ketë qeveri të re brenda këtij muaj.
Ndërsa, pas takimit të katërt të Grupeve punuese për rend dhe ligj të hënën do të jetë takimi i radhës për arsim dhe shëndetësi./kp
Incidenti në Kuvendin e Serbisë, Kamberi: Motoja “Duar...
Krasniqi: Arrestimi i veteranëve të UÇK-së në Maqedoninë e V...
“Ai është një i papenduar” – për kë po diskutojnë Rovena dhe...
Xheneta – Lelës: Anisa u ka treguar Edit dhe Drilonit për rr...
Kurti pret në takim kryetarin e Kuvendit të RMV-së
Shtyrje dhe rrahje mes deputetëve në Parlamentin serb