Aktori i famshëm amerikan, Brian Tarantina, ka ndërruar jetë në moshën 60- vjeçare.
TMZ raporton se ai u gjet i vdekur në mëngjesin e së shtunës në apartamentin e tij në New York, nga një mbidozë e dukshme e drogës.
Mbesa e tij shkoi ta kontrollonte dhe e gjeti atë të vdekur në shtrat. Ajo u tha policëve se hera e fundit që foli me të ishte të martën në mbrëmje.
Brian Tarantina
Pranë tij po ashtu u gjet edhe një pluhur i bardhë, por nuk është ende e qartë se çfarë saktësisht mund të ketë qenë.
Një autopsi do të bëhet në vazhdim për të përcaktuar shkakun e vdekjes.
Brian ka qenë duke punuar në profesionin e tij si aktor për një kohë të gjatë, duke luajtur shpesh personazhe mbështetëse gjatë viteve ’80 dhe ’90, madje edhe në vitet 2000 e në vazhdim.
Ai është ndoshta më i njohur për rolet e tij në filmat si “Jacob’s Ladder”, “Uncle Buck”, “The Jerky Boys”, “Summer of Sam”, “Knight and Day”, “Carlito’s Ëay,” “Donnie Brasco”, “City By the Sea” e shumë të tjerë. /Telegrafi/
Shqipëria pranohet si Vëzhguese në Rrjetin Evropian të Admin...
Kush do të largohet e kush “rikthehet”? Sonte ju pret një pr...
Kosovarët pa viza edhe në Tajvan
Osmani bashkë me Hovenierin dhe ushtarët në kampin Bondsteel...
Çiftet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës, lehtë për favo...
Trafiku Urban thotë se janë eliminuar paqartësitë rreth proc...