Përmes shërbimit të mesazheve, Whatsapp, janë përgjuar qeveri dhe ushtri në të paktën 20 vende të botës.
Këtë ia kanë konfirmuar agjencisë së lajmeve Reuters disa burime, që janë ngarkuar me një hetim të brendshëm të degës së Facebook-ut, Whatsapp.
Me një software spiunazhi mund të përgjoheshin smartphonet e të prekurve. Whatsapp ka paraqitur një padi kundër firmës izraelite të softwarëve NSO Group. Kjo firmë akuzohet, se ka zhvilluar një program spiunazhi dhe e ka shitur atë, duke shfrytëzuar një boshllëk sigurie në serverat e Whatsapp-it.
Me këtë janë hakeruar smartphonët e të paktën 1.400 përdoruesve. Të prekur janë edhe gazetarë dhe aktivistë të të drejtave të njeriut. NSO kishte deklaruar më parë se ka shitur programe spiunazhi vetëm për qeveritë që i përdorin ato në luftën kundër terrorit apo kriminalitetit.
Për akuzat e reja NSO nuk është prononcuar. Kreu i Whatsapp-it, Will Cathcart ka deklaruar se ky grup prezantohet se punon me përgjegjësi për qeveritë.
“Por ne kemi zbuluar, se më shumë se 100 gazetarë dhe aktivistë të të drejtave të njeriut në majin e kaluar kanë qenë objekt sulmi. Ky keqpërdorim duhet të marrë fund.”
Sipas të dhënave, NSO ka shfrytëzuar një boshllëk sigurie në Whatsapp për të instaluar programin Pegasus. Në smartphonët e përdoruesve është shfaqur vetëm një telefonatë videoje, thotë Cathcart për “Washington Post.” Në të vërtetë pas rënies së ziles është instaluar një kod për të instaluar software spiunazhi. Shërbimi Whatsapp u bëri thirrje përdoruesve që të update-ojnë celularin për të mbyllur këtë boshllëk sigurie. NSO u identifikua pas disa muaj hetimesh./tch/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...