Aksident me fatalitet në Klinë, humb jetën 18 vjeçari

21:58 | 2 Nëntor 2019
A. B.

Si pasojë e një aksidenti të rëndë trafiku sonte në orët e mbrëmjes ka humbur jetën një i ri 18 vjeçar.

Aksidenti ka ndodhur në magjistralen Prishtinë-Pejë, mes një veture dhe një motoçiklete, këtë e ka konfirmuar për portalin arbresh.info zëdhënësi i policisë së Kosovës, Baki Kelani.

“Mund të konfirmojmë se sot në orët e mbrëmjes, në magjistralen Prishtinë-Pejë, afër udhëkryqit të Klinës, ka ndodhur një aksident trafiku ku janë përfshirë një veturë dhe një motoçikletë. Si pasojë e aksidentit dyshohet që një person ka ndrruar jetë, por që mbetet të konfirmohet nga mjekët kompetent”, tha Kelani.

Viktima raportohet të ketë vdekur rrugës për në spital. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme