Google ADS

“Higjiena Komunale” Shkup me aktivitete për ngritjen e ndërgjegjes për selektimin e mbeturinave

20:54 | 2 Nëntor 2019
A. B.

NP “Higjiena Komunale” Shkup po fillon një fushatë për të rritur ndërgjegjësimin e publikut për dëmet e shkaktuara nga depozitimi jo i duhur i mbeturinave, gjë që rezulton në krijimin e deponive ilegale dhe ndotje të mjedisit.

Nga kompania thonë se persona të njohur nga skena politike dhe publike nga vendi dërguan mesazhe në lidhje me trajtimin e ndërgjegjshëm me mbeturinat dhe informuan qytetarët për mundësinë e depozitimit të mbeturinave të tyre të mëdha pa pagesë në qendrat e përzgjedhjes Karposh dhe Vardarishte.

Mesazhet që mund të shihen në kanalin “YouTube” u regjistruan nga Ljubica Jançeva, kryetari i Këshillit Bashkiak të Shkupit, Enver Maliçi, nënkryetar i Qytetit të Shkupit, Biljana Sekullovska-Gaber, Këshilltare e Këshillit Bashkiak të Shkupit, Shaban Tërstena, kampion olimpik në mundje dhe Jelena Zhugiç, aktore dhe këshilltare në Këshillin Bashkiak të Shkupit./Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme