Google ADS

Emri i ri i shtetit “Maqedonia e Veriut” do të tërheq më shumë turistë

17:25 | 2 Nëntor 2019
A. B.

Tashmë disa muaj, shteti përdor emrin Maqedonia e Veriut për promovimin turistik. Slogani i ri tani është “Maqedonia e Veriut është destinacioni juaj”. Disa punëtorë turistikë nuk shohin asnjë problem në këtë. Ata thonë se emri i ri mund të sjellë më shumë turistë dhe se emri i ri është një sfidë për shumë mysafirë të huaj të vizitojnë vendin.

“Ne kemi marrë një lokacion më të saktë në hartën e botës, në globin e botës. Dhe çdo person, flas për të huajt, e di se ku është ai vend, e di që është një shtet, jo një territor, sepse me sa di unë ka zona në Amerikë, që quhen Maqedoni”, deklaroi Naume Ugrenoviq, punëtor turistik.

“Shpresoj vetëm për efekte pozitive. Maqedonia ka pësuar shumë ndryshime. Mund të ketë edhe më tutje, por është e rëndësishme të kemi rrënjën, se ne jemi Maqedonia. Ne jemi krijuar prej vitesh edhe si markë, dhe të gjithë e dinë të vërtetën”, tha Mihajlo Filev, pronar i dyqanit të perlave të Ohrit.

Por disa të tjerë nuk pajtohen me emrin e ri në promovimin turistik të vendit.

“Njerëzit dhe të ftuarit, që vijnë shpesh më pyesin, pse e vendosët këtë emër, nuk jeni në veri askund. Ata thonë nëse do të jeni north ose uest, për ne jeni Maqedoni, dhe ne ju duam si Maqedoni. Shumë prej tyre nuk pranojnë ta thonë north, sepse e shohin atë si një fyerje për njerëzit”, tha Tanja Liliq, udhëzues turistik.

Slogani i ri është një lloj formë kalimtare e komunikimit, që do të përdoret deri në fund të këtij viti kalendarik dhe do të përfshijë të gjithë entitetet e përfshira të turizmit në vend, thonë nga Agjencia e Mbështetjes dhe Promovimit të Turizmit.

“I njëjti slogan synon të ndihmojë në promovimin e vendit tonë në manifestimet e panairit ndërkombëtar në gjysmën e dytë të vitit, si dhe të zbatojë aktivitetet promovuese që ishin planifikuar në vitin 2018, kur krijonim programin e punës për vitin 2019”, thonë nga Agjencia për promovimin dhe mbështetjen e turizmit.

Për sektorin e turizmit, ndryshimi i emrit ka sjellë barrë financiare për shkak të ndryshimit të materialeve promovuese dhe shtypjes së broshurave të reja./Alsat/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme