Një gol e një asistim nga Milot Rashica

17:04 | 2 Nëntor 2019
Arbresh Info

Milot Rashica ka krijuar tani një asistim te Werder Bremeni ndaj Freiburgut.

Reprezentuesi kosovar ka asistuar në golin e epërsisë gjatë ndeshjes së xhiros së dhjetë në Bundesliga mes dy skuadrave të lartpërmendura gjermane, shkruan portali arbresh.info.

Sulmuesi jonë shënoi gol të bukur pas vetëm nëntë minuta lojë në ndeshjen si nikoqir në Weserstadion, por një gabim nga portieri i tyre bëri që Petersen të barazonte shifrat për 1 me 1 pas 20 minutave.

Sidoqoftë, Rashica ka kontribuar me asistim te Gebre Selassie në golin në minutën e 59′ duke rikthyer epërsinë e skuadrës.

Rashica ka gjetur portën pesë herë brenda gjashtë paraqitjeve këtë sezon në Bundesliga./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme