Ramush Haradinaj nderon heroizmin e Fazliut dhe Zhitisë

16:24 | 2 Nëntor 2019
A. B.

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në homazhe për nder të 30 vjetorit të rënies së heronjve, Fahri Fazliu e Afrim Zhitia.

Në llogarinë e tij të Facebook-ut, mes tjerash ai deklaroi se ata do të mbesin frymëzim për sakrificën dhe heroizmin.

“Fahri Fazliu e Afrim Zhitia ishin ndër të parët që rezistencën e armatosur e kishin parë si mundësi të vetme për çlirimin e Kosovës dhe e mbajtën të pashuar idealin e lirisë, duke ia pasuar brezit të UÇK-së”.

“Në 30-vjetorin e rënies së tyre, kam bërë homazhe në Bregun e Diellit në Prishtinë, në nderim të dy heronjve të kombit, të cilët përjetësisht do të mbesin frymëzim për sakrificën dhe heroizmin, në përpjekjet për të drejtën tonë. Lavdi e përjetshme!”, ka shkruar Haradinaj.

https://www.facebook.com/RamushHaradinajOfficial/posts/1430484103742666

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme