Lionel Messi ka bllokuar transferimin e mesfushorit Christian Eriksen te Barcelona.
Reprezentuesi danez i Tottenham Hotspurit nuk e mbajti sekret dëshirën e tij për largim nga “Spursët” gjatë verës pasi klubi humbi finalen e Ligës së Kampionëve me rezultat 2 me 0 ndaj Liverpoolit, transmeton portali arbresh.info.
Megjithatë, Eriksen nuk ishte në gjendje për të siguruar ndonjë lëvizje jashtë nga klubi ndërkohë që gazeta spanjolle El Desmarque raporton se Messi bllokoi transferimin e tij te Barcelona.
Bazuar në këtë raport, Eriksen dëshironte të transferohej te skuadra spanjolle teksa ishte në bisedime me drejtorin Daniel Levy të “Spursëve”
Një marrëveshje mund të bënte që Ivan Rakitic dhe Carles Alena të kalonin në anën tjetër si pjesë e kësaj marrëveshje shkëmbimi për lojtarin që ishte plotësisht dakord me këtë.
Sidoqoftë, Messi bllokoi transferimin e Eriksenit sepse beson se nuk mund t’i bëjë ballë ndeshjeve të mëdha dhe kjo është një karakteristikë për të cilën argjentinasi nuk mendon se duhet të ketë vend në Barcelonë./arbresh.info/
Vëllai i Xhenetës me urgjencë vjen nga Suedia, gruaja e Mevl...
Kryetari Konjufca priti në takim deputetët laburistë të Mbre...
Qipro arrin fitore ndaj Lituanisë
Gjendet pa shenja jete një 60-vjeçar në Dibër, dyshohet se e...
Rumania – Kosova, Foda zgjedh 11-shen startuese
Kurti u takua me Alam, theksoi rëndësinë e bashkëpunimit me ...