Dy 21-vjeçarë ranë në pranga nga policia e Kukësit teksa po transportonin 5 shtetas sirianë, të cilët nuk dispononin dokumente identifikimi.
Bëhet fjalë për H.Ç., banues në Tiranë dhe A.M., banues në Krumës, Has, arrestimi i të cilëve u bë pasi u kapën në flagrancë nga shërbimet e Policisë në vendin e quajtur “Ura e Drinit të Zi” Kukës.
Shtetasit H.Ç dhe A.M, kundrejt fitimit do t’i ndihmonin shtetasit sirianë që të kalonin kufirin në drejtim të Kosovës në mënyrë të paligjshme, me destinacion final një nga vendet e BE-së.
Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”./tch
Shtetet në zhvillim thonë se 300 miliardë dollarët e ndarë p...
Si nisi karriera e Rovenës?
Osmani: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi ës...
Pse Sara i kërkoi falje Drilonit?
Sekuestrohen 76 kilogramë drogë në Itali/ Dy të arrestuar, n...
Sot duelet finale të turneut ‘Adem Jashari’