Pasi qëndroi për disa orë në reanimacionin e spitalit Rajonal të Durrësit, prokurori Arjan Ndoj është transferuar në një prej dhomave të pavionit.
“BalkanWeb” mëson se Ndoj, i cili mori 2 plumba nga atentati i djeshëm në mbikalimin e Shkozetit dhe për pasojë pati dëmtime të klavikulës, është takuar me familjarët e tij, të cilët kanë qenë në ankth për orë të tëra pas ngjarjes së rëndë.
Burime nga spitali i Durrësit bënë me dije se gjendja shëndetësore e Ndojës paraqitet jashtë rrezikut për jetën. Aktualisht në spital ndodhet edhe miku i tij Pëllumb Muharremi, i njohur si ‘i forti’ i Sukthit, ndërsa shoferi i tij, Andi Maloku, është shtruar tek Trauma.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...