Hetuesit policorë të sektorit rajonal të hetimeve- Ferizaj, kanë arritur që të identifikojnë personin B.I. njërin nga dy të dyshuarit për kryerjen e veprës penale të grabitjes së armatosur.
I dyshuari, B.I. (m/sh/k 31 vjeç) në bashkëpunim me një person tjetër, me datën 31.12.2018, rreth orës 17:30 minuta, në Ferizaj, rr. “Dëshmorët e Kombit”, të maskuar dhe të armatosur me armë të gjata AK-47,kanë hy në një argjendari dhe nën kërcënimin e armëve kanë grabitur stoli ari në vlerë rreth 20.000 euro dhe në ikje e sipër kanë shtënë me armë në ajër e duke u larguar në drejtim të panjohur.
Pas intervistimit, prokurori i shtetit i ka caktuar masën e ndalimit për 48 orë./arbresh.info/
Shqipëria e angazhuar për të forcuar sigurinë detare
67 kandidatë kalojnë testin me shkrim për 21 pozita për gjyq...
Mediat ndërkombëtare shkruajnë për ndërprerjen e ndeshjes Ko...
Policia ndalon në Bërnjak një furgon me targa serbe që po tr...
Njoftimi i UEFA-s për ndeshjen Rumani-Kosovë
Policia shqiptoi mbi dy mijë gjoba trafiku për 24 orë