Java e 13-të në elitën e futbollit kosovar ka nisur me ndeshjen Llapi – Drenica, që i takoi vendasve me rezultat minimal 1-0.
E ditën e sotme (e shtune) në program janë paraparë të zhvillohen tri takime të tjera mjaftë interesante.
Padyshim që vëmendja e adhuruesve kosovar do të jetë në Drenas, në derbin e kësaj xhiroje mes Feronikelit dhe liderit aktual të tabelës, Ballkanit.
Kampioni në fuqi i Kosovës do të futet në këtë takim për tu rikthyer me fitore dhe për këtë kanë emëruar dhe trajnerin e ri Agim Sopi.
Ndërkohë Ballkani ka për synim që të marrë rezultat pozitiv nga ky takim për të vazhduar të mbetet në pozitën e parë në tabelë.
Ndeshje mjaftë interesante pritet të zhvillohet edhe në Klinë, ku Dukagjini pas ndryshimeve në shtabin teknik pret Prishtinën.
Klinasit pas dy humbjeve të njëpasnjëshme synojnë të rikthehet tek rezultatet pozitive, ndërsa përballë kanë Prishtinën që ka tri fitore radhazi.
E takimi i tretë i ditës së sotme do të zhvillohet në stadiumin ‘Riza Lushta’ në Mitrovicë.
Përballë njëra tjetrës do të jetë dy skuadrat fqinje, Trepça ’89 dhe Vushtrria.
Të gjitha ndeshjet fillojnë nga ora 13:00.
Hasani takon homologun austriak, diskutojnë për lidhjen e fo...
Mustafa kujton babain Xhemailin, 24 vjet pas vrasjes: Ai ënd...
Në 24-vjetorin e vrasjes, Osmani kujton Xhemail Mustafën si ...
Ancelotti për Mbappen: Ai do të tregojë cilësitë e tij nesër
Çfarë është “Oreshnik”, raketa më e fuqishme që Rusia ka për...
Arrestohen 19 persona në Prizren, për bixhoz e skema piramid...