Pema më e vjetër në Evropë që vazhdon të rritet edhe sot

09:17 | 2 Nëntor 2019
Arbresh.info

Zyrtarët hulumtojnë mënyra për të mbrojtur pishën antike Kjo është pema 1 mijë e 230 vjeçare më e vjetëra në Evropë e cila vazhdon të rritet edhe sot.

Ekspertët këtë pemë e kanë quajtur “Italus”, pasi e zbuluan në vitin 2017, në Parkun Kombëtar të Polinos, në Kalabri, Itali.

Mosha e pishës “loricato” u gjet nga shkencëtarët nëpërmjet vlerësimit të gjurmëve të karbonit, transmeton rtv21.tv. Pema rritet mbi një faqe shkëmbi e cila jo vetëm që e ka mbrojtur trungun dhe degët nga flakët dhe rrufetë, por ka ruajtur dhe temperaturë të ulët. Shkencëtarët kanë nisur një studim për se si mund të vazhdojnë ta mbrojnë, sidomos nga ndryshimet e motit. Pema ndodhet në një lartësi prej 1 mijë e 900 metra mbi nivelin e detit, në shpatin jugor të maleve Serra della Ciavole.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme