Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump ka deklaruar se me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan ka marrëdhënie shumë të mira, transmeton Anadolu Agency (AA).
Lidhur me atë nëse do të realizohet apo jo vizita e planifikuar më 13 nëntor e presidentit Erdoğan në Shtëpinë e Bardhë, Trump tha: “Me presidentin Recep Tayyip Erdoğan kemi marrëdhënie shumë të mira. (Marrëveshja e arritur mes SHBA-së dhe Turqisë në verilindje të Sirisë). Armëpushimi u zbatua shumë mirë”.
Trump tha se ushtarët amerikanë në Siri dëshirojnë të kthehen në shtëpitë e tyre. “(Kufiri Turqi-Siri) Kufirin ta kontrollojnë të tjerët. Ne kemi vendosur nën siguri naftën. E dua naftën. Po punojmë me kurdët (YPG/PKK). Po punojmë me Turqinë. Punojmë me shumë vende”, tha ai.
Ndërkohë duke e cilësuar si një “trillim” hetimin e nisur për shkarkimin e tij, Trump u shpreh: “Nuk mund të shkarkoni një president që nuk ka bërë asgjë të gabuar”.
Lëndohet Vedat Muriqi
Merr flakë banesa në Pukë, detajet e para
Turqia i kërkon Perëndimit të ndërmarrë masa ndaj Izraelit
Veliaj: Policia Bashkiake e Tiranës certifikohet me standard...
Rizvanolli për KEK-un: Ka qenë dhe mbetet njëra ndër ndërmar...
Gërmimi për varreza masive në Serbi mbetet sfidë për Kosovën