E vetmja gjë që duhet të bëjnë partitë që do të vijnë në pushtet është të rrinë larg sistemit të drejtësisë dhe kontrolleve.
Krijimin e një zyre të veçantë të hetimeve e cila do të merrej me luftën kundër krimit të organizuar, hetimin e krimeve të vjetruara dhe sidomos hetimin e krimeve politike, po e shohin si humbje kohe njohësit e çështjeve juridike në Kosovë.
Profesori universitar, Riza Smaka, për arbresh.info thotë se për të funksionuar sistemi i drejtësisë dhe luftimi i korrupsionit, duhet që politika t’i mbajë duart larg drejtësisë si dhe të funksionalizohet Ligji për Origjinën e Pasurisë.
“Nuk e vlerësoj mënyrën e tillë të propozuar pasi mund të ndryshohet, konsideroj që pasanikët ilegal që e krijojnë oligarkinë në Kosovë do të mund të luftohej ndryshe. Mund të përgatitet Ligji për origjinën e pasurisë pasi mund të përgatitet nga ekspertët dhe të aplikohej ligji dhe pasuria që s’ka origjinë legale të sekuestrohet. Pastaj është aplikimi i Ligjit për procedurën penale ku duhet policia, prokuroria e gjyqësori të funksionojnë dhe për të funksionuar duhet komplet sistemi i drejtësisë të ç‘kapet nga shteti dhe politika që e kanë ngulfat deri tash”.
Smaka të vetmen gjë që pret që kjo Qeveri e re të bëjë është që në karriget e ministrive të ulën personat kompetentë.
“Kjo zyrë do ta kishte ushtruar një rol, por pa e bërë ligjin dhe pa e aplikuar ligjin nuk mund të luftohet korrupsioni. Ka mund të bëjë zyra pa e bërë regjistrimin e pasurisë ilegale. Besoj që zotëri Kurti do të ketë ministra kompetent e meritorë e jo siç kanë qenë deri tash që s’kanë pas lidhje me drejtimet e ministrive”, ka përfunduar Smaka.
Se vendi ynë nuk ka nevojë për një zyre të tillë ku do t’i hetonte veprat e caktuara e thotë edhe Arton Demhasaj nga organizata “ÇOHU”.
Sipas Demhasajt, modele të ngjashme kanë formuar edhe Kuvendi por edhe qeveritë e kaluara, por që të gjitha këto zyre kanë dështuar dhe nuk kanë dhënë as një rezultat.
“Qeveria ka të drejt më kërku dhe me krijua një zyre të tillë, por e kalumja ka dëshmu se sa herë në Kosovë Qeveria ose Kuvendi ka krijua një mekanizëm të tillë, ata mekanizma kanë dështu dhe nuk kanë krye atë funksion. E dimi se në të kaluarën është krijuar një task-forcë kundër korrupsionit, por që ka dështuar. Pastaj Këshilli Kombëtar Kundër Korrupsionit, një këshill që po ashtu dështoi dhe nuk dëshiroj ta shoh edhe Qeverinë e ardhshëm duke krijuar mekanizma të tillë, me emra të mëdha, por që në esencë nuk kanë me luftu korrupsionin. Ne kemi strukturat ekzistuese, kemi policinë, kemi prokurorinë, dhe gjyqësorin”.
Sipas tij, ajo çka duhet të bëhet është që si në polici, prokurori e gjyqësi të shtohet stafi në mënyrë që lëndët mos të grumbullohen, por edhe të profilizohen këto dikastere.
Vetëm në këtë mënyrë, dhe largimit të duarve të politikës do të mund të ketë luftim të korrupsionit, thotë Demhasaj.
“Ajo çka duhet është se në polici më qenë një hallkë e caktuar që do të merret me hetimin e lendeve të korrupsionit. Pastaj, një hallkë tjetër brenda prokurorive që ka mu marr me këto lëndë. Pastaj, edhe një hallkë në gjyqësor që do të dërgon deri në fund këtë çështje. Janë tri hallka që e bëjnë një zinxhir dhe kjo hallkë duhet të forcohet me kapacitetet njerëzore dhe nuk është e nevojshme të ketë rritje të pagave, pasi nuk janë keq. Duhet të ju jepet staf ndihmës edhe prokurorëve edhe gjyqësorëve që me qenë ma të kompletuara në këto lënde. Pastaj duhet politika t’i heq duart nga ndikimet te këto mekanizma brenda prokurorisë, policisë e gjykatave. Kjo është mënyra më e mirë me pas sukses në luftën kundër korrupsionit. Unë jam kundër formimit të këtyre mekanizmave me emra të mëdhenj sepse edhe në të kaluarën kemi krijuar një gjë të tillë por që s’kanë pasur suksese”.
Grupet punuese të Vetëvendosjes e Lidhjes Demokratike të Kosovës në takimin e fundit janë dakorduar për krijimin e një zyre të veçantë të hetimeve e cila do t’i ketë disa komponentë kryesore, ndër to, lufta kundër krimit të organizuar, hetimi i krimeve të vjetruara dhe sidomos hetimi i krimeve politike, si dhe sundimi i ligjit në aspektin e anti-korrupsionit dhe verifikim të pasurisë së dyshuar të zyrtarëve./V.Selimi/arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...