Ngjashmëria e madhe e shqiptarit me aktorin e njohur turk

23:15 | 1 Nëntor 2019
A. B.

Drejtori i programacionit të TV Klan, Albert Dumani ka pasur fatin të takojë një sërë aktorësh të njohur turq teksa ndodhej në një event në Kanë. Mirëpo me foton e fundit Alberti ka tërhequr shumë vëmendjen pasi shfaqet me një nga aktorët më të dashur për publikun, Halit Ergenç i njohur si “Sulejmani i madhërishëm”.

Halit Ergenç është me origjinë shqiptare dhe Alberti e shoqëron postimin me përshkrimin: “Më i miri Halit Ergenç, ndihem me fat”. Ndërsa fansat kanë komentuar ngjashmërinë e madhe që Alberti ka me aktorin.

“Po që ngjakeni”, i komenton një ndjekëse, “Si vëllezër”, i komenton një tjetër.

Edhe vetë Alberti e ka vënë re ngjashmërinë dhe kur një ndjekëse i komentoi: “Qyqa sa ngjakeni si vëllezër”, ai iu përgjigj: “Po pra”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme