FC Feronikeli njofton se Agim Sopi, është caktuar si kryetrajner i skuadrës, pas largimit nga kjo pozitë e Dejan Vukicevic.
Sopi ka stërvitur sot skuadrën dhe është njoftuar me futbollistët, gjatë stërvitjes së rregullt në “Rexhep Rexhepi”.
Trajneri, Agim Sopi, është i njohur për kualifikimin e skuadrës së Maqedonisë së Veriut U21 në Kampionatin Evropian në rolin e trainerit, gjatë viteve 2014-2017.
Para se të merrte drejtimin e skuadrës së FC Feronikelit, Sopi drejtoi skuadrën suedeze Landskrona.
Ai është i lindur në Shkup në vitin 1969, me prejardhje nga Kosova, por që jeton në Suedi qe një kohë të gjatë.
Sopi është trajner me karakter sulmues, ku formacioni i tij i preferuar është 4-2-3-1, i cili i përshtatet me përpikmëri skuadrës sonë./lajmi.net
Krasniqi pret në takim lamtumirës Hovenierin, e falënderon p...
Abdixhiku pret në takim lamtumirës ambasadorin Hovenier dhe ...
Osmani dekoroi me Urdhrin e Pavarësisë, Anne Marie Lizin
Partia Social Demokrate tërhiqet nga negociatat e qeverisë n...
Kurti: Mbrojtja e burimeve ujore dhe rritja e kapaciteteve t...
FIFA pajtohet me vendimin e Arabisë Saudite për të ndaluar a...