FSHF do të nxjerrë në shitje pak shumë shpejt biletat për ndeshjen e 17 nëntorit ndaj Francës, kur dhe parashikohet të bëhet inaugurimi i stadiumit të ri. Mirëpo, pas interesimit të shumtë të tifozëve, ka ndodhur diçka e çuditshme.
FSHF u ka bërë të qartë të gjithë të interesuarve për bileta për ndeshjen ndaj Francës, se duhet të marrin një herë atë ndaj Andorrës, e më pas të kenë të drejtë të blejnë edhe atë që u siguron ndjekjen e takimit me “gjelat”.
Ndërsa për ata që nuk duan të shohin Shqipëri-Andorrë më 14 nëntor në “Elbasan Arena”, ka një tjetër mënyrë imponuese ndaj tifozëve për të marrë bileta për Shqipëri-Francë
.Pra, tifozët duhet të regjistrohen në Fan Clubin e Kombëtares, duke paguar një shumë prej 15 mijë lekësh të vjetra, e më pas të kenë mundësi të pajisen me biletë për sfidën e 17 nëntorit.
Duket qartë se FSHF kërkon të marrë maksimumin e mundshëm të fitimit nga biletat që në ndeshjen inauguruese në stadiumin me 21.700 vende. Kjo ka lënë shumë të pakënaqur tifozët, të cilët janë shumë të interesuar për të qenë në stadium.
Në Speciale fillon dëshminë Halil Çadraku
Gresa nuk i beson arsyetimit të Drilonit në raport me deklar...
Osmani takoi deputeten britanike, Alicia Kearns
Ministrat e G7-ës takohen në Itali për të diskutuar për konf...
Sulmuesi kosovar po shkëlqen në Rumani
Vendoset gurthemeli i nënstacionit të Policisë së Kosovës në...