Me procedurë të shkurtër në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, deputetët sot me 62 vota “pro” dhe asnjë “kundër”, i miratuan ndryshimet e Ligjit për tatim të fitimit. Me këto ndryshime, mbështetja e deritanishme e klubeve të sportit nga gjashtë rritet në dhjetë milionë euro.
Siç tha Dime Vellkovski, i cili është njëri nga propozuesit e ndryshimeve ligjore, me tekstin e propozuar rritet vlera e vauçerëve, të cilët i fitojnë subjektet sportive nga kompanitë përmes Agjencisë për rini dhe sport. Ndërsa qëllimi sipas tij nuk është vetëm t’ju dilet në ndihmë sportistëve, por edhe të motivohen tatimpaguesir për të dhuruar në sport.
Deputetët e OBRM-PDUKM-së, gjatë këtij debati akuzuan se këto ndryshime janë vetëm kozmetike, të cilët do të mundësojnë ndikimin e politikës në sport.
Sipas deputetit opozitar, Ilija Dimovski, këto ndryshimeve ligjore nuk do t’i zgjidhin problemet e klubeve.
Ndaj këtij fjalimi u ndërlidh edhe bashkpartiaku i tij Dragan Cukllev, duke theksuar se ky ligj është edhe një vërtetim për populizmin e pushtetit. “Po hedhim mjete të reja pa analizë”, tha Cuklev.
Ndryshe, në mbrojtje të këtij vendimi ligjor u ndal deputeti Samka Ibraimovski, i cili njëherit vlerësoi se është i nevojshëm një ligj i ri për Agjencinë për rini dhe sport, si dhe ndarje e më shumë mjeteve për klubet e futbollit./Telegrafi/
ECPMF, Kurtit: Anulojeni menjëherë vendimin për bojkotimin e...
Oda Ekonomike Amerikane takohet me Verman dhe Kasanofin, fla...
Gjykata e Nju Jorkut dënon Donald Trumpin
Krasniqi në Prishtinë: Ky përkushtim, dëshmi e fitores së PD...
Për tre vjet, numri i lejeve të dhëna në Kosovë për mbajtje ...
Protesta e opozitës para Bashkisë së Tiranës, protestuesit p...