Partitë opozitare në Pakistan i dhanë kryeministrit të këtij vendi, Imran Khan, dy ditë kohë për të dhënë dorëheqje, duke e fajësuar atë për ekonominë e dobët.
Partia më e madhe islamike, Jamiat Ulama-e-Islam, udhëhoqi të premten një protestë masive në Islamabad, së bashku me disa grupe të tjera.
Sipas disa vlerësimeve, mbi 100,000 aktivistë të opozitës kërkuan dorëheqjen e Khanit, duke e quajtur “kukull” të ushtrisë.
“Mos e testoni durimin tonë… Ne nuk mund t’ju lejojmë ta shkatërroni më vendin. Ju japim dy ditë. Shkoni në shtëpi, përndryshe do t’ju dërgojmë”, tha udhëheqësi i partisë Jamiat Ulama-e-Islam, Maulana Fazlur Rehman.
Rehman, një klerik me ndikim, kërcënoi se do ta çojë protestën në “nivel tjetër” nëse Khan nuk jep dorëheqje brenda dy ditësh.
Kërcënimi i fundit erdhi disa orë pasi Khan e përjashtoi mundësinë e dorëheqjes, duke i akuzuar kundërshtarët e tij për përdorimin e fesë kundër qeverisë së tij.
“Kundërshtarët e mi po e përdorin fenë kundër meje… Ata nuk kanë ndonjë agjendë”, tha Khan.
Opozita thotë se zgjedhjet kombëtare të vitit të kaluar, që kanë sjellë Khanin në pushtet, janë manipuluar nga ushtria, për të instaluar një qeveri sipas zgjedhjes së gjeneralëve.
Ekonomia e Pakistanit ka rënë ndjeshëm prejse Khan ka marrë detyrën vitin e kaluar. Inflacioni është rritur në nivelin më të lartë në dhjetë vjet, ndërsa mijëra vende pune janë shuar.
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “BBVA”
Dhjetra të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë dhe Liban
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Haradinaj: Anëtarësimi direkt në NATO është domosdoshmëri pë...