Në një lajm jo shumë befasues, Google ka njoftuar se po blen Fitbit, një nga prodhuesit më të njohur të orëve të mençura në botë, duke konfirmuar raportet që qarkulluan gjatë javës.
Në njoftimin e vet për investitorët, Fitbit tha se Google pagoi 7.35 $ për aksion në para, duke vlerësuar kompaninë në rreth 2.1 miliardë dollarë, transmeton telegrafi.
Google thotë se blerja ofron një mundësi për të çuar më tej investimin e tyre në ekosistemin Wear OS, duke përfshirë mundësinë për të zhvilluar orën e tyre të mençur në të ardhmen.
Google tashmë ka një larmi të madhe të produkteve harduerike, duke përfshirë linjat e pajisjeve Pixel dhe Nest, dhe pajisjet teknologjike që vishen mund të jenë një pjesë e rëndësishme e ekosistemit.
Superliga rikthehet sot me dy superduele
Poker dhe baste sportive online, 29 të arrestuar në Tiranë
A do të arrestohej Benjamin Netanyahu në Gjermani?
Aksident me fatalitet në Suharekë, vdes një person e lëndohe...
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...