Google ADS

Pep Guardiola i del në mbrojtje Xhakës: Shpresoj të kthehet dhe të shfaq çfarë lojtari i jashtëzakonshëm që është

16:11 | 1 Nëntor 2019
Arbresh Info

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola e ka mbështetur Granit Xhakën pas kritikave nga tifozët e Arsenalit gjatë barazimit të tyre ndaj Crystal Palaces vikendin e kaluar.

Unai Emery është nën presion të madh për t’i hequr titullin e kapitenit mesfushorit kosovar, i cili ofendoi tifozët në Emirates duke iu thënë “q***” teksa po largohej nga fusha për zëvendësim gjatë pjesës së dytë, transmeton portali arbresh.info.

Xhaka lëshoi një deklaratë pasditen e së enjtes brenda të cilës zbuloi abuzimet e shumta që ka pranuar nga tifozët e Arsenalit e kanë detyruar atë të reagojë ashtu.

Dhe Guardiola tani e pranon se këndvështrimin e tij.

Kur është pyetur rreth situatës së Xhakës, Guardiola u përgjigj: “Ne duhet t’i respektojmë tifozët tanë”

“Nuk është lehtë për lojtarët tanë dhe për gjithë ne nganjëherë”

“Mund ta kuptoj Xhakën. Atë emocion, atë moment, unë nuk e dija në të vërtetë se çfarë po ndodhte brenda”

“Por, ndoshta unë nuk jam personi i duhur për të folur sepse unë humbas emocionet e mia dhe nuk mund të kontrolloj vetën por ju duhet të provoni”

“Në fund është vetëm një lojë, jam plotësisht i sigurt se të gjithë lojtarët, përfshirë Xhakën, japin më të mirën për Arsenalin dhe bashkëlojtarët e tij dhe për skuadrën për të fituar ndeshjet, nuk kam dyshime për këtë”

“Ai është kapiten sepse ka diçka të veçantë në zhveshtore”

“Ndodh sepse nganjëherë ju humbni kontrollin por do të harrohet, duhet të vazhdojmë përpara dhe të shpresojmë se në të ardhmen tifozët mund të falin dhe Xhaka mund të kthehet dhe të shfaq se çfarë lojtari i jashtëzakonshëm që është”

Xhaka është lënë jashtë skuadrës për ndeshjen këtë vikend mes Arsenalit dhe Wolves në Emirates./arbesh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme