Juventusi raportohet t’i jetë bashkuar garës për sulmuesin e Red Bull Sazlburgut, Erling Haaland.
19-vjeçari ka qenë në formë sensacionale te Salzburgu qysh në fillim të sezonit 2019/20 duke shënuar 22 gola brenda vetëm 15 paraqitjeve në të gjitha kompeticionet, transmeton portali arbresh.info.
Manchester United, Barcelona dhe Real Madridi thuhet se janë duke kërkuar të gjithë transferimin e reprezentuesit holandez, i cili ka shënuar gjashtë gola brenda vetëm tri paraqitjeve në Ligë të Kampionëve këtë sezon.
Megjithatë, bazuar në Gazzetta dello Sport, Juventusi është plotësisht tani në garën për talentin dhe kampioni italian është duke konsideruar të shtroj një ofertë prej 35 milionë funtave në mënyrë për të mposhtur një numër klubesh për nënshkrimin e tij.
Napoli është përfolur gjithashtu për transferimin e sulmuesit, por gjiganti italian raportohet se është i bindur që Man United do të fitoj garën për nënshkrimin me Haalad për shkak të lidhjeve të tij me Ole Gunnar Solskjaerin.
Solskjaer ka qenë në detyrë te Molde kur Haaland ishte në klub dhe trajneri i “Djajve të Kuq” ka kërkuar të informuar për situatën e talentit të ri në një numër të madh rastesh gjatë fazave të para të edicionit 2019-20./arbresh.info/
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?
FBI zbulon një përpjekje të gjerë për spiunazh nga hakerat k...