Përfaqësuesi Special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer është duke qëndruar në një vizitë zyrtare në Kosovë.
Në një fjalim të mbajtur në Bibliotekën Kombëtare, Palmer ka folur për zhvillimin e Kosovës me theks të veçantë për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, raporton arbresh.info.
Ai e ka cilësuar dialogun si qelës kyç që hap rrugët e Kosovës drejt BE, NATO’s e OKB-së.
“Sot është gjallëruese kur e shoh çfarë ka arritur ky vend. Shoh një popullatë që më shumë mund punon për vendin e vet. Qëllimi ynë për këtë rajon mbetet integrimi i Ballkanit Perëndimor. Kosova nuk mund të mbetet jashtë ndonjë zgjidhje për rajonin”, u shpreh Palmer.
Tutje ai tha se zgjidhja e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë është prioritet i Shteteve të Bashkuara.
“Zgjidhja e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë mbetët prioritet i SHBA’së. Nga zgjedhjet e fundit Kosova ka dëshmuar fuqinë demokratike. Sytë e botës do të shohin se çfarë do të bëjë qeveria e re e Kosovës. I duhet një koalicion bashkëpunues. Qeveria e re duhet ti gjallëroj negociatat e dialogut. Ne nuk shohim kurrfarë mundësie në integrimi që nuk përfshin dialogun me Serbinë. Ju e meritoni botën e meritoni BE-në NATO’n e OKB-në. E meritoni që të mos qëndroni prapa SHBA’së por partner. Mënyra e vetme për t’i arritur këto është dialogu me Serbinë”, deklaroi Palmer gjatë bashkëbisedimit me studentët kosovarë./arbresh.info/
I pandalshëm Ronaldo, 39-vjeçari realizon tjetër gol me Port...
Biden takon liderët e Koresë së Jugut dhe Japonisë
Kurti në 25-vjetorin e BQK-së: Duke kujtuar të kaluarën, men...
Abdixhiku në Podujevë: Bashkë me ju, ne do ta sjellim ndrysh...
Autoritetet zvicerane iu dalin “hak” huliganëve ...
Kosova dominon në Bukuresht, por nuk ka gola pas pjesës së p...