Google ADS

Presidenti Thaçi tregon cka bisedoi me të dërguarin amerikan Palmer

15:02 | 1 Nëntor 2019
Arbresh.info

Ka përfunduar takimi mes presidentit Hashim Thaçi, dhe të dërguarit special të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer.

Pas takimit presidenti Thaçi ka treguar përmes facebook-ut se çka bisedoi me Palmer, shkruan arbresh.info.

“Me Mat Palmer, të ngarkuarin e State Departamentit për Ballkanin Perëndimor, biseduam për të arriturat e Kosovës, me theks të veçantë për maturitetin politik që u dëshmua në zgjedhjet e fundit. Kosova është partnere e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në ndërtimin e paqes së qëndrueshme në rajonin tonë”, ka shkruar Thaçi./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme