Pas thirrjeve nga organizatat civile që ushtria të ndihmojë në uljen e ndotshmërisë së ajrit, ministrja e Mbrojtjes, Radmila Sheqerinska tha se ARM është në dispozicion në çdo moment, megjithatë duhet ë respektohet Kushtetuta.
“Nëse lëshoni ushtrinë në rrugë, kjo sipas Kushtetutës është shpallje e një lloji të gjendje së jashtëkoanshme, por ARM është në dispozicion “, tha Sheqerinska, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Mara disa ditëve, organizatat civile i bënë thirrje kryetarit Stevo Pendarovskit dhe kryeministrit Zoran Zaev që të aktivizojnë ushtarët e ARM-së dhe zyrtarët policorë të aktivizohen në luftën kundër ndotjes së ajrit.
Ata kërkonin patrollime çdo ditë në terren në mënyrë që të parandalohet dhe dënohet ndezja e zjarreve në hapësira të hapura. Ata thonë ushtarët dhe policët duhet të jenë të pranishëm edhe gjatë natës dhe të edukojnë qytetarët në terren për pasojat e dëmshme të ndezjes së zjarrit në hapësira të hapura.
Alonso rikthehet në “Anfield”, por tashmë si kundërshtar i “...
Zhegrova kërkon të vazhdoj magjinë në Champions League
Atilla i flet për raportin me Drenushën dhe qëllimin në shtë...
Kontrolle në katër shkolla në Mitrovicë, sekuestrohen thika ...
Artiola Toska shtatzënë për herë të parë në moshën 51-vjeçar...
Anija italiane nis një tjetër grup emigrantësh për në Shëngj...