Google ADS

Spiropali: Lulzim provo njëherë pafajësinë tënde, pastaj hap gojën për PS-në

13:49 | 1 Nëntor 2019
Arbresh.info

Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali ka bërë disa akuza të forta për kreun e PD, Lulzim Bashën.

“Ti je një i pandehur në prokurori dhe si fillim duhet të provosh pafajësinë tënde për pastrimin e parave në emër të Partisë Demokratike dhe pastaj të hapësh gojën e të japësh mendjen që nuk e ke për Partinë Socialiste!”, shkruan ministrja në facebook.

Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali në Facebook:

Lulzim! Ti je një i pandehur në prokurori dhe si fillim duhet të provosh pafajësinë tënde për pastrimin e parave në emër të Partisë Demokratike dhe pastaj të hapësh gojën e të japësh mendjen që nuk e ke për Partinë Socialiste!

Partia Socialiste nuk mbron askënd që shkel ligjin dhe nuk mban asnjë përgjegjësi tjetër përveç respektimit të këtij standardi në raport me çdo shkelës, që abuzon me ligjin dhe me besimin e zgjedhësve të saj! Por ty si abuzues kronik i besimit të zgjedhësve të PD nuk ka se si ta rrok mendja këtë standart, prandaj është e kotë të harxhojmë më shumë se disa pak fjalë me ty dhe me shumicat, fitoret e zgjedhjet e tua imagjinare!

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme