Google ADS

Tërmeti në Korçë flet një banor: Ndjehem i rrezikuar, nuk dua para por dua shtëpi

12:59 | 1 Nëntor 2019
Arbresh.info

Një tërmet i fortë ka lëkundur sot Shqipërinë. Tërmeti ka pasur si epiqendër qytetin e Korçës dhe kishte një magnitutë 5.2.

Një banor nga fshati Vidohovë pas kësaj situatë ka thënë: “Kam dëm në shtëpi. Dëmet më kanë ardhur që nga tërmetet e para. Kemi frikë të rrimë brenda, por s’kemi ku të vemi. Ndjehem i rrezikuar. Nuk dua para, dua shtëpi. Deri më tani në shtëpinë time nuk është bërë asnjë riparim”, tregon ai.

Ndryshe, lëkundjet janë ndjerë edhe në disa qytete të tjera të Shqipërisë si Tiranë, Elbasan, Gjirokastër. Gjithashtu lëkundjet u ndjen dhe në Greqi dhe Maqedoninë e Veriut. /tch/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme