Kapiteni i Arsenalit, Granit Xhaka është i zemëruar në trajnerin Unai Emery pasi e ka vlerësuar atë si “të mërzitur, shkatërruar dhe dëshpëruar” pas asaj që ndodhi kundër Crystal Palaces vikendin e kaluar.
Ylli kosovar i “Topçinjve” pushtoi kryetitujt gjatë gjithë javës pasi ofendoi tifozët derisa po largohej nga fusha për zëvendësim në barazimin 2 me 2 në Premierë Ligë, transmeton portali arbresh.info.
Xhaka ka kërkuar falje, por në një pikë është ndalur duke insistuar se tifozët e Arsenalit kanë përgjegjësi për veprimet e tij në fushë.
Ndërkohë, Independet thotë se personat e afërt me lojtarin thonë se Xhaka është i zemëruar pasi trajneri e ka quajtur atë të “mërzitur, shkatërruar dhe dëshpëruar”.
Ata diskutojnë gjithashtu se gjendja e tij mendore është një tjetër shqetësim.
Por, tani mbetet të shihet nëse ylli do të luaj kundër Wolves në Emirates këtë vikend.
Xhaka mungoi në disfatën e “Topçinjve” në Carabao Cup ndaj Liverpoolit të mërkurën.
Arsenali nuk ishte në gjendje të fitonte pa kapitenin e tyre duke humbur kështu në penalti pas dramës 5 me 5 gjatë kohës së rregullt në Anfield.
Ndërkohë, Xhaka ka shfrytëzuar llogarinë e tij në Instagram të enjten për t’iu kërkuar falje tifozëve për sjelljen e tij duke zbuluar gjithashtu pse reagoi me kaq zemërim.
Letra e plotë nga Granit Xhaka:
Pas shfrytëzimit të kohës për të reflektuar nga ajo që ndodhi pasditen e së dielës, do të doja për t’iu dhënë një shpjegim sesa një përgjigje të shpejtë.
Skenat që ndodhën gjatë zëvendësimit tim më kanë prekur thellë. E dua këtë klub dhe gjithmonë do të jap 100 për qind brenda dhe jashtë fushës.
Ndjenjat e mija pas moskuptimit nga tifozët dhe komentet e vazhdueshme abuzive në ndeshje dhe në rrjete sociale gjashtë javës së kaluar dhe muajve më kanë lënduar rëndë. Njerëzit kanë thënë gjëra si “Ne do t’i thyejmë këmbët, “Do të vrasim gruan tuaj” dhe “Uroj që vajza juaj të merr kancer”. Kjo më ka trazuar mua dhe unë kam arritur në një pikë shpërthyese kur ndjeva refuzimin në stadium të dielën.
Në këtë situatë, unë kam lejuar vetën për të reaguar në një mënyrë që ishte mos respektuese ndaj grupit të tifozëve që mbështetin klubin tonë, skuadrën tonë dhe vetën time me energji pozitive. Ky nuk ka qenë qëllimi im dhe unë ndihem keq nëse këtë e kanë menduar njerëzit.
Dëshira ime është që të kthehemi prapa në një vend me respekt të dyanshëm, të kujtojmë pse kemi rënë në dashuri me këtë lojë në vend të parë. Të shkojmë përpara me pozitivitet së bashku.
Arsenali do të luaj ndaj skuadrës së Wolves, e cila tashmë ka tronditur Manchester Cityn e Pep Guardiolas këtë sezon.
Ata gjithashtu kanë marrë pikë ndaj Manchester United në përballjen e tyre në gusht./arbresh.info/
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...
Kërcënime me bomba në dhjetëra shkolla në Gjermani
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua