Jemi në një sezon kur askush nuk mund të shpëtojë pa u prekur nga gripi. Në përpjekje për t’u shëruar sa më parë, shumë prej nesh bëjnë gjëra që ndikojnë negativisht dhe në vend të shërohemi gjendja përkeqësohet edhe më shumë. Sipas Agroweb.org, këto janë veprimet që duhet të shmangni kur jeni me grip:
Anashkaloni pushimin
Trupi plogështohet kur është sëmurë dhe i shterojnë energjitë. Trupi ka nevojë për pushim absolut. Anulojini të gjitha planet dhe jepini vetes kohë për t’u ndier më mirë.
Injoroni simptomat
Simptomat e gripit dhe të ftohurës janë mëse të kuptueshme, ndaj nuk duhet të anashkaloni nevojën për të marrë solucionet tretëse kundër gripit menjëherë brenda 48 orëve të para. Ato do të lehtësojnë simptomat dhe do të ndiheni më mirë.
Hiqni dorë nga gjumi
Mungesa e gjumit dobëson sistemin imunitar dhe e bën më të vështirë betejën kundër gripit dhe të ftohurës. Ekspertët thonë se njerëzit që flenë më pak se gjashtë orë janë katër herë më të rrezikuar nga sëmundje të tilla.
Merrni antibiotikë
Antibiotikët luftojnë vetëm bakteret ndërkohë që e ftohura dhe gripi shkaktohen nga virozat. Një e treta e antibiotikëve që jepen me recetë në raste të tilla janë krejt të panevojshme. Për më tepër, ato shfaqen me efekte anësore, siç është diarreja në rastin më të mirë dhe rezistenca e trupit ndaj antibiotikut në rastin më të keq.
Nuk pini mjaftueshëm lëngje
Trupi kur është i sëmurë ka nevojë për më shumë lëngje, jo vetëm për t’u hidratuar por edhe për të çliruar rrugët e frymëmarrjes. Pini sa më shumë çajra dhe hani supë pule rregullisht sa herë që të jeni të ftohur ose me grip.
Nuk ushqeheni
Kur jeni me grip ose të ftohur, oreksi është i pari që ikën, por kjo nuk do të thotë që duhet të qëndroni larg ushqimit. Kaloritë dhe ushqyesit tek ushqimet e ndihmojnë imunitetin të jetë më i fortë dhe të luftojë virozat më me efikasitet.
Pini duhan
Duhani nuk duhet pirë kur jeni sëmurë sepse do të dëmtojë mushkëritë dhe irritojë fytin. Hiqni dorë nga cigarja dhe qëndroni larg ambienteve me tym duhani.
Stresi
Stresi çliron hormone që e dobësojnë imunitetin dhe i hapin rrugën inflamacionit. Simptomat ikin më me vështirësi kur jeni të stresuar ndaj mundohuni të qëndroni të qetë.
Shifrat e INSTAT: Mbi 761 mijë turistë të huaj në tetor
Kurti merr pjesë në vendosjen e gurthemelit të Stadiumit të ...
Rama fton të gjithë të ndjekin në 4K filmin e realizuar në 1...
Kurti merr pjesë në ceremoninë e zbulimit të shtatores së Me...
Sot shqyrtohet në komision ligji i kthyer për rishqyrtim nga...
Sonte rikthehet Liga e Kampionëve me nëntë ndeshje në progra...