Corbyn akuzon Trumpin për ndërhyrje në zgjedhjet në Mbretërinë e Bashkuar

10:14 | 1 Nëntor 2019
Arbresh.info

Jeremy Corbyn, lideri i partisë kryesore opozitare Laburistët, ka akuzuar presidentin amerikan për ndërhyrje në zgjedhjet e Britanisë së Madhe.

Kjo pasi që Donald Trump i tha Nigel Farage se do të ishte keq nëse Corbyn zgjidhet kryeministër, transmeton portali arbresh.info.

Corbyn shkroi në Twitter se lideri amerikan “po përpiqet të ndërhyjë në zgjedhjet e Britanisë për të zgjedhur mikun e tij Boris Johnson”.

Komentet e Corbyn erdhën ndërsa LBC transmetoi një intervistë telefonike të realizuar nga lideri i partisë Brexit Nigel Farage – i cili gjithashtu pret një shfaqje të rregullt në stacionin radiofonik – me Trump.

Gjatë bisedës së tyre, udhëheqësi amerikan tha, “Corbyn do të ishte aq i keq për vendin tuaj. Ai do të ishte aq i keq, ai do t’ju udhëheqte në një mënyrë kaq të keqe. Ai do t’ju çonte në vende kaq të këqija”.

Ndërkohë, ai e përshkroi kryeministrin Boris Johnson si një “njeri fantastik dhe unë mendoj se ai është djali i duhur për kohën” dhe tha që të dy shijuan “një miqësi të shkëlqyeshme”.

Ligjvënësit e Britanisë së Madhe mbështetën thirrjen e Johnson për zgjedhje të përgjithshme të mërkurën, pavarësisht se më parë refuzuan tre thirrje të ngjashme pasi BE i dha Britanisë një zgjatje tjetër të Brexit, më 31 janar 2020.

Ato planifikohen të mbahen me 12 dhjetor./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme