Google ADS

Ramos barazon rekordin e Messit

23:56 | 31 Tetor 2019
Arbresh Info

Ramos si Leo Messi – 16 sezone me radhë duke shënuar gol në La Liga.

Kapiteni i Real Madridit, Sergio Ramos, ia ka bërë sefte në La Liga për sezonin 2019/20.

Ai ka realizuar gol në fitoren 5-0 të Real Madridit në “Bernabeu” ndaj Leganes, nga pika e bardhë.

Ramos është bërë vetëm lojtari i dytë që shënon në 16 sezone radhazi në La Liga, duke iu bashkuar Lionel Messit si dy lojtarët e vetëm që e kanë arritur këtë.

Ramos deri më tani ka zhvilluar 618 ndeshje me Real Madridin, ka shënuar 86 gola.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme