Valentino Lazaro u transferua me shumë bujë te Interi gjatë afatit kalimtar veror.
Mbrojtësi i djathtë austriak iu bashkua gjigantit italian nga skuadra Hertha Berlin ku kishte shkëlqyer në edicionet e fundit.
Por aventura në Itali nuk ka shkuar siç është më së miri për anësorin, pasi nuk ka arritur të ambientohet me futbollin italian.
Lazaro ka luajtur shumë pak këtë edicion dhe Interi po mendon që ta largojë në huazim.
Krerët e klubit zikaltër janë takuar me agjentin e lojtarit Max Hagymar për të biseduar rreth të ardhmes së austriakut.
Palët kanë arritur marrëveshje që Lazaro të largohet në afatin kalimtar të dimrit si huazim gjashtë mujor nga Interi.
Mbetet të shihet se ku do të huazohet lojtari në ndonjë skuadër nga Serie A, apo do të rikthehet në Bundesliga.
Drenusha e ashpër ndaj Gjestit, sebep gota e verës
Trump kërcënon me tarifa të larta Kanadanë, Meksikën dhe Kin...
Përmbytjet në Indonezi, të paktën 19 viktima
Aksident me vdekje në aksin rrugor “Shkodër-Koplik”
Vazhdon procesi gjyqësor për ish-krerët e UÇK-së
NATO dhe Ukraina takohen lidhur me raketën e re ruse