Milani ka arritur të shënojë fitore ndaj SPAL me rezultat 1-0 më golin e pjesës së dytë të shënuar nga Suso.
Ndeshja e fundit e javës së 10-të në Serie A nisi mirë për Milanin që rrezikuan në minutën e 12-të me Samu Castillejon, por pa sukses.
SPAL u kundëpërgjigj me Andrea Petagnan në minutën e 36-të, por që u ndal nga Gigi Donarumma.
Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat, ndërsa në pjesën e dytë Stefano Pioli e futi në lojë Suson.
Spanjolli në minutën e 63-të shënoi një gol shumë të bukur nga goditja e dënimit për 1-0.
Ky gol doli të jetë i fitores, pasi skuadrat nuk prodhuan më deri në fund.
Milani aktualisht është në vendin e 10-të me 13 pikë.
Fero: Për Vullnetin ka paragjykime, por brenda në shpirt ësh...
LDK: Qëndrojmë të bashkuar me popullin turk
Trepça pëson humbje në grupet e FIBA Europe Cup
Haradinaj mesazh komunitetit shqiptar në Amerikë: Kosova ka ...
Abdixhiku nga Rahoveci: Momenti për ndryshim është afër
Në 13 vite emigruan 550 mijë të rinj italianë, gjysma e të c...