Google ADS

Daçiq, Vlora Çitakut:Ti ende je qytetare e Serbisë

22:07 | 31 Tetor 2019
A. B.

Kreu i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq, ka provokuar ambasadoren e Kosovës në SHBA, Vlora Çitakun.

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit në OKB ka publikuar një certifikatë të vjetër të lindjes së ambasadores së Kosovës në Amerikë, Vlora Çitakut.

Certifikata i përkiste kohës kur Kosova ishte nën okupimin e Serbisë dhe dokumentet ishin në gjuhën serbe.

“Ti ende je qytetare e Serbisë.”, tha Daçiq derisa po e bënte publike certifikatën.

Tutje, Daçiq kërkoi që taksa prej 100% të hiqet dhe se Serbia është e gatshme të rifilloj bisedimet sapo të hiqet taksa.

Mirëpo, i menjëhershëm ka qenë reagimi i ambasadores Çitaku.

Ajo i ka thënë Daçiqit se është krenare për të kaluarën e saj, por që një gjë të tillë nuk mund ta thotë edhe për Daçiqin.

“Jam krenare për të kaluarën time si shqiptare e Kosovës. Nuk jam e sigurt se kështu mund të thuhet për juve zoti Daçiq”, është shprehur ambasadorja e Kosovës në Uashington, Vlora Çitaku.

https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/765931003830339/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme