Në ditët e para të muajit nëntor vendi ynë do të ndodhet ndërmjet fushave të presionit të lartë, që janë shtrirë në lindje të rajonit pas kalimit të frontit të ftohtë, dhe fushave të presionit të ulët mbi Itali, njofton Prishtina Weather.
Shërbimi i meteorologjisë parashikon se “ditën e premte do të vazhdojë të mbajë mot i ftohtë dhe kryesisht me vranësira”.
“Në ditët e fundjavës masa më të ngrohta ajrore nga Mesdheu do të shtrihen mbi vend, që pritet të rrisin temperaturat pak mbi vlera mesatare, derisa moti do të jetë i ndryshueshëm, me vranësira dhe intervale me diell, e nuk përjashtohen mundësi edhe për riga lokale shiu”, bën të ditur PW.
Sipas PW, pasi pritet që të ketë qarkullim të mjaftueshëm ajror, indeksi i kualitetit të ajrit do të luhatet kryesisht rreth vlerave mesatare.
Parashikimi për datat 1 dhe 2 nëntor:
1.11.2019 – Kryesisht me vranësira. Në mbrëmje priten kthjellime. Erë e lehtë nga verilindja 2-5m/s. Indeksi UV: 2.
2.11.2019 – Kryesisht me vranësira dhe intervale me diell. Erë mesatare dhe mesatarisht e fuqishme nga juglindja 4-10m/s. Indeksi UV: 2.
Pacolli shtyen presidencën që të loboj më shumë në shtetet a...
S`ka fitues në derbin e Madridit
Cikloni “John” godet Meksikën, shkon në 24 numri i viktimave
Nuk është Italia dhe as Spanja/ Ju prezantojmë me vendin e t...
Disa Lamborghini dhe vetura të tjera ‘të humbura prej kohësh...
Kuriozitete! Faktet që nuk dimë për muajin shtator