Pesë ditë pas vdekjes së ish-kreut Abu Bakr Al Bagadi në një bastisje amerikane, grupi ekstremist ISIS ka emëruar udhëheqësin e tij të ri.
Zëdhënësi i ri i grupit Abu Hamza Al Kurejshi e konfirmoi të enjten emërimin e Abu Ibrahim Al Hashimi Al Qurayshi si udhëheqës i grupit.
Njoftimi është bërë nga një mesazh audio postuar në kanalet e ISIS në aplikacionin e mesazheve të koduara Telegram.
Al Bagadi vrau veten duke përdorur një jelek shpërthyes gjatë një operacioni amerikan në Barisha, Siri.
Mesazhi audio paralajmëroi SHBA që të mos gëzohen me vrasjen e udhëheqjes së saj, dhe pretenduan se grupi do të vazhdojë të veprojë jashtë Lindjes së Mesme.
Haradinaj në Gjakovë: Me Kosovën fituese drejt NATO-s dhe zh...
Konjufca priti në takim komisionerin kroat për mbrojtjen e t...
KRU “Gjakova” me apel për pagesa të faturave
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel
Ish-legjenda e Liverpoolit e sulmon Salah: Egoist, dihet që ...