“Tani radhën e kanë liderët e BE-së për të biseduar mes vete për t’i ndërruar lojërat”, deklaroi ambasadori francez Christian Thimonier, duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve nëse Franca do ta ndryshojë qëndrimin e saj për çështjen për zgjerim deri në maj deri në Samitin e Unionit në Zagreb, për kur liderët evropianë paralajmëruan se sërish do ta kthejnë në temë.
Thimonier thotë se edhe vendi duhet të realizojë disa detyra – zgjedhje dhe ligje të suksesshme për luftë kundër korrupsionit, për të cilët thotë se miratimi do të ishte një sinjal shumë i fuqishëm.
“Para së gjithash atë që ne duhet ta bëjmë është që bisedojmë mes nesh për t’i ndryshuar rregullat e lojës. Në të njëjtën kohë, nëse ju nga ana jua mund të bëni avancim do të jetë edhe më mirë, veçanërisht zgjedhjet të jenë të suksesshme, që do të jetë një shenjë më shumë për stabilitetin politik”, ka thënë Thimonie sot në deklaratën për mediumet në Panairin për studime në Francë.
Sipas tij, ekzistojnë disa punë për të cilat ka kohë kjo Qeveri t’i sjellë deri më 3 janar dhe e cila deri atëherë, siç tha, duhet të punojë në kapacitet të plotë.
Zgjedhje të suksesshme, sipas tij, janë pjesë e kritereve globale për stabilizim të jetës politike.
“Kjo do të jetë një shenjë e mirë, por jam plotësisht në besim të plotë se e tërë kjo do të kalojë mirë. Keni shumë zgjedhje, por çdoherë mendoj se një hap më lartë ka kaluar në krijimin e një besimi në sistemin politik, gjegjësisht në sistemin demokratik”, vlerësoi ambasadori francez.
Autogoli i Leipzigut e bën Interin në Ligën e Kampionëve
Big Brother Vip Albania, ja ndryshimet që do të ndodhin
Assesi të këndellet City, dështon të fitojë edhe ndaj Feynor...
Kryeministri libanez u bën thirrje palëve të zbatojnë dhe t&...
ShBA-ja dhe Franca mirëpresin armëpushimin Izrael-Liban
Arsenal, Atalanta dhe Leverkuseni fitojnë me debakël ndeshje...