Trajneri i Arsenalit, Unai Emery ngurroi të flas nëse është duke menduar të thërras mesfushorin Granit Xhaka për ndeshjen e ardhshme pas sjelljes së tij të pahijshme në ndeshjen e së dielës.
Kapiteni i klubit ishte lënë jashtë ndeshjes dramatike në kuadër të Carabao Cup ku Arsenali u mposhtë nga Liverpooli pas penaltive, transmeton portali arbresh.info.
Por, pas ndeshjes ai tha:
“Granit Xhaka? Tani unë nuk mund të flas se si do të luajmë të shtunën. Ne duhet të marrim këtë hap pas hapi”
“Topçinjtë” do të luajnë ndaj Wolves në Emirates këtë javë me shpresën për rikthim nga barazimi 2 me 2 në shtëpi vikendin e kaluar kundër Crystal Palaces.
Tifozët vazhdojnë të bëjnë thirrje t’i largohet Xhakës titulli kapitenit në klub./arbresh.info/
Arrestohen tre persona në Pejë, për vepra të ndryshme penale
Vrasja e të riut nga Peja në SHBA, reagon motra e viktimës: ...
“Nuk do të kemi mëshirë ndaj askujt”, Mickoski e quan akt ag...
“Prishtina gjithmonë do të jetë krah Tiranës”, Komuna publik...
Superliga rikthehet në aksion me ndeshje interesante
Kurti vendos gurthemelin për ndërtimin e Sallës së Edukatës ...