Fillon takimi i katërt i grupeve punuese të Vetëvendosjes dhe LDK-së

15:18 | 31 Tetor 2019
Arbresh.info

Ka filluar takimi mes dy grupeve punuese për harmonizimin e pikave qeverisëse Vetëvendosje e Lidhja Demokratike e Kosovës.

Në këtë takim pikë e diskutimit do të jetë Sistemi i Drejtësisë në vend, raporton arbresh.info.

Në këtë takim janë duke marrë pjesë: Avdullah Hoti,  Lumir Abdixhiku, Armend Zemaj e Arben Gashi nga LDK.

Ndërsa nga Vetëvendosje janë Albulena Haxhiu, Blerim Sallahu, Sami Kurteshi e Besnik Bislimi.

Ky është takimi i katërt i këtyre dy grupeve punuese.

Takimi është duke u mbajtur më dyer të mbyllura ndërsa pas takimit pritet që ndonjëri përfaqësues nga grupet  punuese të prononcohet para mediave./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme