Mesfushori i Juventusit, Emre Can ka përfunduar në radarin e klubit francez, Paris Saint-Germain.
Can u la jashtë skuadrës së Juventusit për ndeshjet në Ligën e Kampionëve në fillim të sezonit dhe ka pranuar se nuk është i lumtur në Torino.
Ai ka bërë vetëm një ndeshje si titullar këtë sezon, me tre paraqitje të tjera si zëvendësues në emrin e tij.
Paraqitjet e pakta dhe situata e krijuar këtë sezon ka bërë që shumë klube evropiane të vihen pas shërbimeve të tij.
Sipas mediumit Le10Sports, Paris Saint-Germain është i interesuar të nënshkruajë në janar me mesfushorin e Juventusit shkruan telegrafi
Përveç PSG-së, interesim për transferimin e gjermanit kanë shprehur edhe klubet spanjolle dhe angleze.
Begaj riafirmoi angazhimin e Shqipërisë për mbështetje ndaj ...
Studim: Jeta në hapësirë nuk dëmton aftësitë mendore të astr...
Në Tuz të Malësisë vendoset busti i Gjergj Kastriotit
Zelensky bën thirrje për një përgjigje të fortë ndaj shantaz...
Real Madridi e fiton “El Classicon” në basketboll
Sipas Haradinajt, opozita do t’i fitojë zgjedhjet