Google ADS

Lojërat më të reja elektronike, prezantohen në panairin e videolojërave në Paris

13:04 | 31 Tetor 2019
Arbresh.info

Në Paris, çeli dyert panairi më i madh i videolojrave në vend, i cili sjell veç të tjerash edhe konsolat më të shumëpritura të 2020-tës.

Eventi konsiderohet si rasti perfekt për të provuar lojëra të reja përpara të tjerëve, për të takuar lojtarë profesionistë e për të zbuluar mënyra sesi ka kthesh këtë pasion në një dhunti të vërtetë, thonë organizatorët.

“Është momenti perfekt; dy muaj na ndajnë nga Krishtlindjet dhe kemi gjithë këto lojëra të reja e mjaft cilësore për të treguar. Është shumë e rëndësishme për ne sepse sezoni festiv mbetet thelbësor për biznesin”, u shpreh menaxheri i marketingut, Marc Issaly.

Vizitorët ishin të entuziasmuar nga risitë e panairit.

“Kemi kaq kohë që duam të vijmë, sepse jemi adhurues të videolojrave, edhe në shtëpi kemi plot konsola të vjetra. Pasionin tonë ia kemi përcjellë edhe Rafaelit, që është pese vjeç.”

Prindërit janë ftuar këtë radhë të zbulojnë një univers lojërash me Pedagojeux, një zonë që i kushtohet të kuptuarit të joshjes së fëmijëve ndaj videogame-ve. Madje për entuziastët e të vegjlit ka dhe një mundësi të re; të krijojnë lojën e tyre të cilën mund ta marrin në shtëpi e të luajnë në kompjuter.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme