Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka bërë të ditur se, një qytetar në Mitrovicë kishte raportuar në polici dy mjete të pashpërthyera, të cilat u shpërthyen në mënyrë të kontrolluar nga ana e FSK-së, , transmeton arbresh.info.
“Ankuesi mashkull K-Shqiptar ka informuar se në livadhe të fshatit ka gjetur dy mjete të dyshuara të pashpërthyera. Njësia për deminim e FSK-së ka bërë shpërthimin në mënyrë të kontrolluar të dy mjeteve shpërthyes. Nuk raportohet për ndonjë incident.” thuhet në raportin e policisë. /arbresh.info/
Dita e Forcës, Ministria e Mbrojtjes dhe FSK të mërkurën org...
Ambasadori izraelit: Marrëveshja për armëpushim me Hezbollah...
Pati një paraqitje të jashtëzakonshme ndaj Akron – Mirlind D...
Dita Ndërkombëtare kundër Dhunës ndaj Grave, Hoxha: Të ndërt...
Shërbimi i Self Check-in tani edhe në Aeroportin e Prishtinë...
Në Speciale fillon dëshminë Halil Çadraku