I dërguari i posaçëm i SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor pas takimit me kryeministrin Zaev tha se “me kryeministrin biseduam për gjendjen në vend dhe në rajon si dhe për ngjarjet në Bruksel”.
Palmer shtoi se është biseduar edhe për miratimin e Protokollit të SHBA-ve për hyrjen e Maqedonisë së Veriut në NATO dhe për aspiratat drejt Bashkimit Evropian për vendin tonë, përcjell telegrafi maqedoni.
“Presim që Maqedonia e Veriut për shumë pak kohë të bëhet anëtare e 30-të e NATO-s. E riafirmuam mbështetjen e SHBA-ve për integrimet në BE dhe këtë ua përcjellim edhe partnerëve tanë evropianë”, tha Palmer.
I dërguar i posaçëm i SHBA-ve në pyetje të gazetarëve tha se SHBA-të vazhdojnë të mbështesin zbatimin e Marrëveshjes së Prespës, e cila, sipas tij, është kyçe për stabilitetin e gjithë rajonit.
“Jemi të bindur se Marrëveshja e Prespës duhet të zbatohet hap pas hapi”, deklaroi Palmer.
Studimi: Konsumi i lartë i sheqerit rrit rrezikun për depres...
Tragjedia në Gjermani, e përsëritur tetë vjet më parë
Sulmi në Gjermani, Rama: Shqipëria solidarizohet me Gjermani...
Sulmi në Gjermani, njëri nga të vrarit thuhet se është fëmij...
Mërgimtarët po vijnë, kjo është situata në pikat kufitare
Sulmi në Magdeburg, Haradinaj: Jemi pranë popullit gjerman n...